Një 49-vjeçare është arrestuar në Fier dhe në kërkim është shpallur bashkëshorti i saj, pasi kishin mbjellë kanabis në banesë. Mësohet se në pranga ka rënë shtetësia Portokalle Yzeiraj dhe u shpall në kërkim Daniel alias Sokol alias Kristo Yzeiraj, pasi uniformat blu kanë sekuestruar 182 fidanë kanabisi në shtëpinë e tyre. Droga ishte mbjellë në kubikë dhe në banesën e tyre është gjetur dhe një armë gjahu pa leje. Nga ana tjetër, një 49-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi ka tentuar të shesë një sasi farash kanabisi.