Një 19-Vjeçar me inicialet K. K. është arrestuar nga policia e Elbasanit në kuadër të operacionit “Tempulli” pasi u kap në flagrancë me një sasi të dyshuar të lëndës narkotike kanabis në mjetin që ai drejtonte. Policia e Elbasanit ndaloi automjetin e shtetasit K. K. në rrugën “28 Nëntori”, ku gjatë kontrollit u gjet një sasi e dyshuar e lëndës narkotike kanabis, e cila u sekuestrua si provë materiale. Shtetasi 19-vjeçar K. K. është arrestuar në flagrancë për këtë ngjarje, ndërsa autoritetet kanë shpallur në kërkim pronarin e automjetit, shtetasin K. Gj., për akuzat e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan kanë vazhduar punën e tyre në terren për zbardhjen e këtij rasti, duke u bazuar në informacione operative për shpërndarjen e lëndëve narkotike kanabis. . Materialet procedurale janë transferuar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan për hetime të mëtejshme.