Dy 31-vjeçarë u vunë në prangat e policisë së Mirditës në kuadër të operacionit të koduar “Processing”. Aksioni u ndërmor në fshatin Shtuf të njësisë administrative të Kaçinarit, ku policia gjeti dy parcela me 220 bimë narkotike dhe një magazinë të përshtatur për tharjen e bimës. Veç bimëve të zbuluara në parcelë, që u asgjësuan, policia zbuloi edhe gati 34 kilogramë hashash të përpunuar. Në pranga ranë dy 31 vjeçarë, njëri banues i fshatit Shtuf dhe tjetri nga fshati Arrëz, ky i fundit me precedent në kultivimin e hashashit. Policia thotë se po vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë drejtpërdrejt, ose kanë pasur dijeni për kultivimin e drogës në këtë zonë.