Një kontroll i beftë i ushtruar këtë të martë në paraburgimin “Jordan Misja” i njohur si burgu 313 në Tiranë, ka zbuluar hashash dhe kokainë. Droga ishte futur nga familjarët e një të paraburgosuri në ushqime, e ndarë në disa doza. Kontrolli u bë nga drejtoria e Burgjeve dhe Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.