Policia e Lezhës ka zhvilluar një aksion antidrogë, ku është zbuluar një ambient katër katësh, i përshtuar për kultivimin e lëndëve narkotike. Laboratori i drogës ndodhej buzë rrugës nacionale Lezhë–Laç, teksa raportohet se godina ishte dhënë me qira. Sipas policisë, gjatë kontrollit janë gjetur rreth 1 mijë rrënjë kanabisi, si dhe pajisje dhe sende të ndryshme që shërbenin për kultivimin e tyre, përfshirë ndriçim artificial dhe sisteme ajrosjeje. Gjithashtu, janë sekuestruar 5 armë zjarri, si dhe 180 gramë kokainë. Pamjet nga operacioni tregojnë laboratorin e drogës brenda një qendre biznesi, në katin e poshtëm, të përdorur si magazinë.