Shqipëria është anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare të Hidrografisë, duke u bërë kështu anëtarja e 98-të e saj. Lajmi është bërë publik nga Ministria e Mbrojtjes, teksa thuhet se kjo vjen pas vlerësimit të rezultateve të arritura ndër vite në Shërbimin Hidrografik të Forcës Detare, të cilat kanë të bëjnë me rritjen e kapaciteteve, cilësinë dhe standardet e shërbimit.