Procesi i Reformës Administrative-Territoriale 2.0 vijon të shkaktojë diskutime në Këshillat Bashkiakë, teksa bashkitë kanë nisur të japin qëndrimet e tyre për hartën e re territoriale. Pas dështimit të konsultimeve publike për shkak të pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve, Këshilli Bashkiak i Belshit ka miratuar një tjetër kalendar për dëgjesat me komunitetin. Sipas propozimit të socialistëve për reduktimin e numrit të bashkive, Bashkia e Belshit parashikohet të bashkohet me Bashkinë e Elbasanit.