Imazhet satelitore live të NASA-s tregojnë se në Shqipëri të shtunën ishin të paktën 35 vatra zjarri aktive, nga jugu në veri të vendit. Sipas këtyre imazheve, vatra më problematike është ajo që e shpërthyer në zonën e Delvinës dhe të Borshit, që ka djegur gati 9 mijë hektarë tokë, përfshirë këtue mijëra hektarë të mbjella kryesisht me ullinj.