Durrësi, Tirana dhe Vlora prej kohësh janë cilësuar si qytetet me kriminalitetin më të lartë në vend, kryesisht atyre me pasoja jetën. Sipas statistikave të përvitshme që publikohen nga Ministria e Brendshme, në qytetet e sipërpërmendura në periudhën 2012-2017 krimi ka qenë më i ashpër, krahasuar me zonat e tjera. Konkretisht me rreth 200 krime për 100 mijë banorë.