Zgjerohet harta e të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Madje, rastet e 24 orëve të fundit janë shënuar edhe në ato zona që kanë qenë më statusin të gjelbër, të paktën prej më shumë se tre javësh. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 276 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 23 raste të konfirmuara pozitive, 12 prej të cilave në Tiranë. 8 janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe 4 janë raste të reja në proces hetimi. Shumë testime janë kryer edhe për personelin shëndetësor. Plot 57 testime janë kryer për ta dhe fatmirësisht kanë rezultuar negative. Në infektiv ndodhen të shtruar 25 pacientë, 5 prej të cilëve në terapi intensive.