Bënë gjithcka për tu cliruar nga kornizat e kurorës, por në fund, Harry dhe Meghan, kanë zgjedhur të frenojnë duke i kërkuar mbretëreshës elisabetë të mund të mbeten pjesë e familjes mbretërore edhe për një vit tjetër. Më 31 mars 2021, ai që është bërë i njohur si Megxit, do të jetë vulosur, por dukët e sussexit duan të mbajnë edhe pak më gjatë petkat mbretërore, shkruan tabloidi britanik The Sun, dhe kanë kërkuar të zgjatet periudha e tranzicionit.