Policia e Kosovës, stacioni policor i Prizrenit thotë se në datën 24 shkurt ka marrë kallëzim nga një shtetas, që pretendonte se një ditë më parë persona të panjohur i kishin vjedhur automjetin e parkuar në një nga rrugët e qytetit. Me të marrë kallëzimin, policia është vënë në lëvizje në përpjekje për të gjetur grabitësit.