Top News – Haradinaj sfidon Vjosa Osmanin/ Hajde përballemi në debat publik!
14/01/2021 22:02

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës I cili synon të marrë postin e presidentit të vendit, ka kërkuar debat televiziv me Vjosa Osmanin, kandidaten për presidente nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje. “Të nderuar qytetarë, në 14 shkurt ju do të vendosni kush do të udhëheqë në Kosovë, jo vetëm me parlamentin, qeverinë dhe kryeministrin, por edhe presidentin e vendit. Tani, pas kandidaturës sime të shpallur kohë më përpara, kemi edhe kandidaturën e zonjës Vjosa Osmani, që do t’ju tregojë ju se si do ta ruajmë Kosovën tonë, të paprekshme, që do ta angazhojmë Kosovën tonë në NATO, BE, OKB, dhe si do të ndihmojmë që Kosova të fuqizohet në planin e brendshëm dhe të jashtëm. Unë e ftoj kandidaten, Vjosa Osmani, në një debat televiziv dhe e mirëpres këtë mundësi që të debatojmë së bashku për ju”, ka thënë ai në një video të publikuar në Facebook. Osmani shpalli kandidaturën e saj për presidente pas zyrtarizimit të marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje. Së bashku me Albin Kurti, ajo nënshkroi istën e përbashkët për garën në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit në Kosovë. Nga kjo listë, garës për kryeministër ka thënë se do t’i bashkohet Albin Kurti. Në korrik të vitit të kaluar, Osmani u shkarkua nga postet drejtuese të LDK-së. Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së mori këtë vendim pas propozimit të liderit të partisë, Isa Mustafa sipas te cilit, Osmani kishte shkelur statusin e partisë, kur u shpreh kundër qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Top Channel/ Zjarri në Drenovë, flakët i afrohen nënstacionit elektrik
16/07 21:36
Top Channel/ Krizë e re në Kosovë, Qeveria kundërshton vendimin për ministrat deputetë
16/07 19:56
Top News- LDK tjetër kallëzim për qeverinë/ Dorëzon vendimin e Supremes për arkat fiskale
16/07 14:23
Top News- Specialja rrëzon ish-krerët e UÇK/ Trupi gjykues nuk pranon mocionin e mbrojtjes
16/07 12:55
Top Channel/ Krizë e re në Kosovë, qeveria kundërshton një vendim të Gjykatës Supreme për ministrat
16/07 12:45
Top News- Gjykata Supreme ‘përplaset’ me qeverinë/ ‘Ndërhyrja në vendimet gjyqësore e papranueshme’
16/07 11:44
Top Channel/ Supremja “shkarkon” Kurtin. Gjykata: Deputeti s’mund të ushtrojë funksion ministri
15/07 22:21
Top News- Seri dështimesh në Kuvend/ Kurti drejt takimit me Limajn për marrëveshje
15/07 12:48
Top News – AAK plotëson kandidatët. Kosova përgatitet për zgjedhjet lokale të tetorit
14/07 23:00
Top News – Veteranët e rremë të luftës. Gjykata dënon ish Kryeministrin e Kosovës dhe 9 të tjerë
14/07 22:30
Top News – Abdixhiku takon Rohde. LDK fajëson Kurtin-Pa vullnet dhe i papërgjegjshëm
14/07 22:00
Top News- Vr*sja e Liridona Ademajt/ Dëshmon në Gjykatë vëllai i të ndjerës
14/07 14:42
Top News- Grenell sulmon Vjosa Osmanin/ Diplomati pretendon për manipulim të fjalëve të Trump
14/07 11:15
Top Channel/ Grenell sulmon Vjosa Osmanin: Turp! Manipuloi fjalët e Presidentit Trump
13/07 23:19
Top News – ‘Po saboton qëllimisht shtetin!’ / Partitë opozitare kundër Lëvizjes Vetëvendosje
13/07 21:00
Top News – ‘Kurtit nuk i bëhet vonë…!’ Zyrtari i Departamentit të Shtetit ‘zbarkon’ në PDK
13/07 19:30
Top News – Krizës politike nuk i shihet fundi…Kosovë, dështon edhe përpjekja e 46 për konstituim
13/07 19:00
Top News – Katër deputetë shkojnë në prokurori / Kosovë, apartamente dhe të ardhura të paraportuara
13/07 15:31
Top News – Fermerët e Kosovës ‘mbeten jetimë’ / ‘Pa subvencione’, të pakënaqur me çmimin e grurit
13/07 15:29
Top Channel/ Kriza, Kurti do takojë Limajn/ Seanca e 46-të për konstituim, “Nisma” negocion me LVV
13/07 15:14