Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se opozita nuk e ndihmon Kosovën duke u bërë pjesë e qeverisjes së Kurtit vetëm për pushtet, teksa përjashtoi mundësinë e votimit të presidentit edhe nëse ai apo ajo propozohet nga LDK-ja, nëse bëhet fjalë vetëm për pjesëmarrje në pushtet.