Kur duhet dhe pak ditë të nisë viti i ri shkollor, të gjithë strukturat shtetërore përgjegjëse janë angazhuar për të plotësuar standardet e kërkuara për planin anti Covid. Por në mes të direktivave dhe udhëzimeve nuk është hedhur asnjë ide për një screening të situatës epidemiologjike në radhët e arsimtarëve dhe profesorëve.