Civilët jo palestinezë vijojnë të largohen nga Rripi I Gazës nëpërmjet pikës kufitare me Egjiptin, Rafahun, teksa vetëm gjat të mërkurës u raportua se ia dolën të lënë enklavën rreth 380 persona. Palët ranë dakord që pika kufitare e Rafahut të hapet për të gjithë shtetasit e huaj që mbetën të izoluar në Rripin e Gazës, pasi Izraeli mbylli rrugëkalimet në kundërpërgjigje të sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor.