Një javë pasi presidenca hungareze i dërgoi Shqipërisë letrën për paraqitjen e dokumentit të pozicionit negociues për grupkapitullin e gjashtë, kryenegociatorja Majlinda Dhuka ju drejtua kryesisë së kuvendit për të diskutuar me dyer të mbyllura me deputetët e komisionit të çështjeve europian, draftin paraprak për kapitujt që lidhen me marrëdhëniet me jashtë. Teksa janë çelur në mes të muajit tetor, grupkapitujt e parë të negociatave, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku kërkoi transparencë me publikun dhe grupet e interesit për këto kapituj, duke sjellë edhe shembullin e vendeve të tjera.