Një vullkan në jugperëndim të Islandës ka shpërthyer të enjten, vetëm dy muaj pasi një shpërthim i parë detyroi banorët e qytetit bregdetar, Grindavik, të braktisnin shtëpitë e tyre. Shpërthimi nisi rreth orës 6 të mëngjesit sipas orës lokale, duke lëshuar llavë përgjatë një çarjeje toke tri kilometra të gjatë në verilindje të Mount Sundhnukur, tha Zyra Meteorologjike e Islandës. Roja Bregdetare tha se shpërthimi ndodhi në të njëjtën pjesë ku ishte regjistruar edhe shpërthimi i 18 dhjetorit.