Spitali Covid 4 i vendosur në mjediset e ish Universitetit Kristal, është hapur të hënën pasdite. Pacientët e parë kanë mbërritur në Covid 4 për një vazhdim të trajtimit të marrë në spitalet covid 1 dhe 3, dhe pas përmirësimit të gjendjes së tyre në fazën ë parë. Ministrja e shendetesise Ogerta Manastirliu tha se hapja e Covid 4 u bë pas punës intensive të ditëve të fundit.