Ministri i Bujqësisë, Andis Salla njoftoi hapjen e aplikimeve për mbështetjen nga skema kombëtare 2026 të fermerëve. Skema e mbështetjes përfshin 9 masa direkte dhe 3 masa investimi, teksa ndryshimi thelbësor i saj ishte heqja e mbështetje direkte me naftë. Për këtë vit, buxheti për fermerët është më i lartë se herët e tjera.