Shkolla Kombëtare e Fluturimit hapi zyrtarisht dyert, duke shënuar një etapë të re në modernizimin e Forcës Ajrore Shqiptare dhe rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes sipas standardeve të NATO-s. Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi projektin si një hap të rëndësishëm drejt transformimit të Forcave të Armatosura. |Sot, Forca jonë e Armatosur është më e mirë paguara në rajonin tonë dhe ambicia jonë e shpallur, është që në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian, Forcat e Armatosura Shqiptare do të jenë në mesataren e forcave të NATOS-s përsa i përket kontributit të shtetit, të taksapaguesve për pagat e tyre.