Me rastin e festës së 1 Qershorit, në Tiranë u përurua shkolla e Biçikletave, e cila do të shërbejë si një hapësirë ku fëmijët do të mësojnë pedalimin dhe rregullat e qarkullimit rrugor. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kurset do të zhvillohen gjatë paraditeve, ndërkohë që pasdite ambienti do të jetë i hapur për të gjitha moshat.