Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, Kosova pritet të hyjë në fazën e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja. Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 53 deputetë, PDK 22, LDK 18 dhe Aleanca 7. Ndryshe nga ngërçi politik i vitit të kaluar, përfaqësues të disa komuniteteve jo shumicë kanë sinjalizuar se do të mbështesin formimin e institucioneve. Deputetja boshnjake Emilija Rexhepi u shpreh e gatshme të votojë për Kuvendin, Qeverinë dhe Presidentin, duke lënë të kuptohet se do të mbështesë një qeveri të udhëhequr nga Vetëvendosje.