Policia e kosovës ka bërë të ditur se janë hapur rashmë për qarkullim edhe pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Makinat e para, përfshirë mjete të transportit janë parë duke kaluar nga territori i Kosovës në atë të Serbisë si dhe anasjelltas. Hapja e këtyre pikave kufitare pason largimin e barrikadave nga rrugët e pjesës veriore, të cilat u bllokuan nga grupe të serbëve me 10 dhjetor.