Duke nisur nga ora 14:00 e kësaj të hëne, rruga e Arbërit do të jetë e aksesueshme për të gjithë qytetarët. Ka qenë kryeministri Edi Rama, ai I cili ka inauguruar hapjen provizore të rrugës, teksa vinçi largoi nga rruga në mënyrë simbolike, një trafikndarëse të përdorur për të mos lejuar kalimin e automjeteve.