Aksi rrugor Thumanë-Kashar është hapur këtë të dielë për qarkullim për të gjitha automjetet, pas rreth 9 muajsh punime dhe në përfundim të segmentit Korridori Blu, do të lidhë zonën e veriut dhe zonën e jugut. Kryeministri Edi Rama dhe zëvëndës kryeministrja njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishin të pranishëm në hapjen e rrugës. Kreu I qeverisë tha se deri në vitin 2030 do të përfundojnë të gjitha punimet për korridorin blu.