Palestinezët kanë nisur protestat në qytetin e Gazës në mbështetje të gjashtë të burgosurve që kishin ikur nga një burg izraelit i sigurisë së lartë në Gilboa. Arrestimi I tyre bëri që mijëra palestinezë të nisnin protesta të dhunshme dhe u përleshën me trupat izraelite. Të burgosurit të cilët akuzohen për sulme kundër shtetit hebraik, u bënë heronj në mesin e shumë palestinezëve, kur dolën raportet se ata ishin gërryer duke përdorur mjete bazë si një lugë të ndryshkur.