Hapen aplikimet për përzgjedhjen e degëve studimore në universitetet publike dhe private në vend. Maturantët mund të aplikojnë përmes portalit u-albania nga data 29 korrik deri në 3 gusht, nëpërmjet formularit online të aplikimit mbi bazën e notës mesatare dhe kritereve të tjera të caktuara nga institucionet e arsimit të lartë. Secili prej maturantëve ka të drejtë të përzgjedhë deri në dhjetë programe studimi nga lista që është e afishuar në portalin u-albania.