Top News/ Hamasi vë në shënjestër Netanyahun / Dronë mbi shtëpinë e tij, kërkon hakmarrje
20/10/2024 12:37

Qeveria izraelite njoftoi se një dron ishte lëshuar të shtunën në drejtim të shtëpisë së Kryeministrit Benjamin Netanyahu që ndodhet në qytetin Caesarea. Zëdhënësi tha se as Netanyahu dhe as bashkëshortja e tij nuk ndodheshin në shtëpi dhe se si pasojë e sulmit nuk pati viktima. Ky zhvillim vjen ndërsa udhëheqësi suprem i Iranit tha se Hamasi do të vazhdojë luftën kundër Izraelit edhe pas vrasjes së organizatorit të sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit të vitit të kaluar. Ndërkaq në Gazë, të paktën 50 persona u vranë si pasojë e disa sulmeve izraelite, mes tyre edhe fëmijë, njoftuan zyrtarë të shëndetësisë, si dhe një gazetar i agjencisë së lajmeve 'AP'. Në shtator, rebelët Houthi të Jemenit lëshuan një raketë balistike drejt aeroportit 'Ben Gurion' ndërsa avioni me të cilin udhëtonte Netanyahut po ulej. Raketa u interceptua nga forcat e sigurisë izraelite. Sulmet e së shtunës ndaj Izrael vijnë ndërsa lufta e këtij vendi me grupin militant Hezbollah është intensifikuar në javët e fundit. Krahas dronit të lëshuar në drejtim të shtëpisë së Netanyahut, ushtria izraelite tha se rreth 55 predha ishin lëshuar me breshëri nga Libani, në dy sulme të veçanta në pjesën veriore të Izraelin të shtunën. Disa prej tyre ishin interceptuar tha ushtria ndërsa shtoi se deri tani nuk ka njoftime për viktima. Izraeli bëri gjithashtu të ditur të shtunën se kishte vrarë zëvendëskomandantin e Hezbollahut në qytetin jugor të Bint Jbeil. Ushtria tha se Nasser Rashid mbikëqyrte sulmet kundër Izraelit. Në Liban, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se një sulm ajror izraelit të shtunën goditi një automjet në një autostradë kryesore në veri të Bejrutit, duke vrarë dy persona. Nuk dihet se kush ndodhej në makinë në momentin e sulmit. Të tjera sulme izraelite goditën Gazën po ashtu. Ministria palestineze e Shëndetësisë bëri të ditur në një deklaratë se ishin goditur katet e sipërme të Spitalit Indonezian në Beit Lahiya dhe se trupat izraelite kishin hapur zjarr në ndërtesën e spitalit dhe oborrin e tij, duke shkaktuar panik mes pacientëve dhe personelit mjekësor. Në spitalin Aëda në Jabaliya, ishin goditur katet e fundit të ndërtesës, duke plagosur disa pjesëtarë të personelit, bëhej e ditur në një deklaratë të spitalit.

Top Channel/ Ndryshon ora/ Akrepat kthehen 60 minuta pas. Një orë më shumë gjumë, por trupit…
25/10 10:59
Top Channel/ Protestat në Francë, 1 mijë të arrestuar/ Më shumë se 400 mijë persona dolën në shesh
25/10 10:54
Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24