Pas mijëra viktimash e një zie urie të zgjatur, Gaza mund të shohë dritë në fund të tunelit. Grupi i Hamas që ka drejtuar Rripin e Gazës, ka bërë me dije se ka pranuar planin me 21 pika të presidentit amerikan Donald Trump, për rikthimin e paqes në Gaza. Lajmi është bërë publik nga mediet ndërkombëtare, të cilat bëjnë me dije se pasi lufta ka hyrë në ditën e 728 të saj, Hamasi ka pranuar lirimin e pengjeve, si një nga hapat e parë dhe më kryesorë të planit të presidentit të SHBA. Po ashtu sipas po këtyre medieve, bëhet e ditur se Hamas ka kërkuar negociata të mëtejshmi mbi pikat e tjera të planit.