Udhëheqësit e Hamasit në Gaza, Khalil al-Haya, ka njoftuar se organizata ka marrë garanci nga SHBA-të, ndërmjetësit arabë dhe Turqia se lufta me Izraelin ka përfunduar. "Ne shpallim fundin e luftës sot dhe fillimin e një armëpushimi të përhershëm", tha al-Haya, sipas Reuters. Marrëveshja përfshin hapjen e pikës kufitare të Rafah në të dyja drejtimet, shtoi udhëheqësi i Hamas. Izraeli dhe Hamasi nënshkruan një marrëveshje këtë të enjte, që parashikon një armëpushim dhe lirimin e pengjeve izraelite, në fazën e parë të planit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t'i dhënë fund luftës.