Mbrëmjen e së premtes, Hamasi njoftoi se kishte pranuar planin amerikan për t’i dhënë fund konfliktit në Rripin e Gazës. Në një reagim, presidenti i SHBA, Donald Trump, u bëri thirrje autoriteteve izraelite që të ndalojnë menjëherë bombardimet dhe të ndërmarrin hapat e radhës drejt paqes.