Top News/ Hamasi mbetet pa ‘kokë’ / Izraeli: Yahya Sinwar është zhdukur nga radarët
20/02/2024 13:17

Hamasi po stërmundohet që të gjejë një lider të ri terrorist pasi Yahya Sinëar ka dalë jashtë radarit – thotë izraeli. Ai që është quajtur edhe Bin Ladeni i Gazës, po kërkohet nga forcat izraelite të mbrojtjes, që kanë premtuar se do ta kapin të gjallë apo të vdekur. 61 vjecari konsiderohet si organizatori i sulmit të 7 tetorit në izrael. Shefat e ushtrisë izraelite kanë premtuar ndërkohë se sulmi i tyre nuk do të ndalet deri sa bosi i terrorit të jetë i vdekur. Por, ministri i mbrojtjes, Yoav Gallant, tha së fundmi se tani, hamasi po kërkon me ankth një zëvëndësues të Sinvarit, që thuhet se është zhdukur prej javësh. Gallant tha se grupi po punon për të gjetur se kush do të kontrollojë rripin e Gazës pasi operacionet e hamasit në gaza janë kaotike. Ka shumë pikëpyetje se kush do ta zëvendësojë Sinvarin, por Mohamed Deif, mund të jetë njeriu që do të marrë në duar frenat. Shefi me një sy, i njohur si zëri anonim i luftës, ka qëndruar në hije prej vitesh. Një njeri misterioz, që zgjedh anonimitetin, ai është njohur prej kohësh si komandant i brigadave al Kassam, krahut ushtarak të hamasit. Për dekada të tëra, izraeli ka kërkuar Deif-in, ndërsa ky i fundit lëvizte në errësirë, përmes tuneleve të nëndheshme dhe shtëpive të sigurta në rripin e gazës. Ka vetëm dy foto ekzistuese të Deif-it dhe ai nuk është parë në publik prej dekadash. Figura hije është gjurmuar nga inteligjenca izraelite që nga vitet 1990, kur ai nisi të krijonte brigadat al Qassam. Në anën tjetër, Sinvar ka kaluar 22 vite në një burg izraelit për vrasje terroriste dhe komplote rrëmbimi. Ngritja e tij në krye të pemës së terrorit të hamasit, erdhi pavarësisht se ai ishte dënuar me katër burgime të përjetshme në 1989 për planifikimin e rrëmbimit dhe vrasjes së dy ushtarëve izraelitë si edhe vrasjen e katër palestinezëve që ai dyshonte se punonin për izraelin. Jeta e tij u shpëtua fillimisht pasi u operua në burg për kancer. Më pas në 2011, ai u lirua mes më shumë se 1000 palestinezëve të tjerë, në një shkëmbim të burgosurish për një ushtar të vetëm izraelit, një marrëveshje kjo që është kritikuar nga shumëkush.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21