Top News – Hamasi lë armët, arrihet marrëveshja/ Trump i lumtur: Shkruhet historia, ecim drejt paqes
31/07/2026 11:45

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se bisedimet e zhvilluara të enjten në Kajro mes ndërmjetësve dhe udhëheqësve të Hamasit kanë çuar në arritjen e një marrëveshjeje për çarmatimin e grupit militant me faza në Gazë. Megjithatë, një zyrtar i Hamasit e përshkroi marrëveshjen si draft, ndërsa zyrtarë amerikanë thanë se Izraeli nuk është i bindur se grupi militant palestinez do t’i dorëzojë armët. "Sot, Bordi i Paqes arriti një marrëveshje historike për çarmatimin e plotë të Hamasit dhe të të gjitha grupeve të tjera të armatosura në Gazë", tha Trump në një postim në rrjetet sociale, duke shtuar se çarmatimi do të bëhet me faza. "Ky është një hap i madh drejt një paqeje dhe sigurie të qëndrueshme", nënvizoi Trump. Trump tha se marrëveshja është hap vendimtar drejt krijimit të një qeverie të re palestineze që do ta qeverisë Gazën dhe do të bashkëpunojë ngushtë me të ashtuquajturin Bord i Paqes. "Në të njëjtën kohë, Izraeli do të ketë sigurinë që meriton, pasi Gaza nuk do të përdoret më si bazë për sulme terroriste", shtoi ai. Një burim i Hamasit i tha Reutersit se "draft-marrëveshja" parashikon që armët e rënda të ruhen dhe të mbeten vetëm nën kontrollin e një administrate palestineze, dhe ato nuk mund t'i dorëzohen Izraelit.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55