Një komplot terrorist i hamasit për të vrarë civilë të pafajshëm në qendrat hebreje në evropë është dekonspiruar nga policia. Shtatë terroristë të dyshuar që mendohet se vepronin në emër të hamasit, u arretsuan gjatë operacioneve në gjermani, danimarkë dhe holandë një ditë më parë. Prokurorët gjermanë, thanë se atyre u ishte thënë të vinin në berlin me një arsenal armësh të fshehura në një vend të panjohur në evropë, për të sulmuar institucionet hebreje në kontinent – shkruan britanikja The Telegraph.