Negociatori kryesor i Hamasit, Khalil al-Hayya gjatë bisedimeve indirekte me Izraelin në Egjipt, deklaroi se grupi kërkon garanci nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe ndërmjetësit e tjerë ndërkombëtarë se lufta në Gaza do të marrë fund përfundimisht. “Ne nuk i besojmë pushtimit, as për një sekondë”, i tha ai medias shtetërore egjiptiane, Al-Qahera Neës, duke akuzuar Izraelin për shkeljen e dy armëpushimeve gjatë konfliktit aktual. Negociatat, që po zhvillohen në Sharm el-Sheikh, janë përqendruar në planin e propozuar nga Trump javën e kaluar, i cili synon përfundimin e luftës dhe parashikon tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza si dhe krijimin e një force ndërkombëtare sigurie.