Top News/ Hamasi do armëpushim, por Netanyahu…Ndërmjetësit vazhdojnë ‘punën’, orë kritike
12/08/2024 12:24

Lideri i Hamasit, Jahja Sinvar, do një marrëveshje armëpushimi, ose të paktën ky është mesazhi që ndërmjetësit egjiptianë dhe ata nga katari i kanë dhënë zyrtarëve izraelitë në ditët e fundit, para një takimi kritik më vonë, këtë javë – tha një burim izraelit i njohur me bisedimet. Por, nuk dihet nëse kryeministri izraelit e do këtë apo jo...Hamasi u kërkoi të dielën ndërmjetësve të paraqesin një plan bazuar në bisedimet e kaluara, në vend të mbajtjes së bisedimeve të reja për një marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës. Javën e kaluar, liderët e Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit u bën thirrje Izraelit dhe Hamasit të takohen për bisedime më 15 gusht, qoftë në Katar apo Doha, për finalizimin e një marrëveshjeje për armëpushim në Gazë dhe për lirimin e pengjeve. Izraeli ka thënë se do t’i dërgojë negociatorët e vet për të marrë pjesë në atë takim. Hamasi tha fillimisht se po e shqyrtonte ofertën, por tani ka lënë të kuptohet se mund të mos marrë pjesë nëse bisedimet nuk bazohen në planin e presidentit amerikan, Joe Biden. “Lëvizja u bën thirrje ndërmjetësve ta paraqesin një plan për zbatimin e asaj për të cilën është pajtuar lëvizja më 2 korrik 2024, bazuar në vizionin e Bidenit dhe në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, thuhet në komunikatën e Hamasit. “Ndërmjetësit duhet ta bëjnë okupatorin ta zbatojë këtë plan, në vend që të kërkojnë raunde të reja bisedimesh, apo propozime të reja të cilat do ta mbulonin agresionin e okupatorit dhe do t’i jepnin më shumë kohë për ta vazhduar gjenocidin kundër popullit tonë”, thuhet në komunikatë. Presidenti Joe Biden paraqiti një plan me tre faza për armëpushim në Gazë më 31 maj në Uashington. Që atëherë, ndërmjetësit rajonalë kanë tentuar t’i ulin palët në tryezën e bisedimeve për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në këmbim të lirimit të pengjeve, por janë përballur me pengesa të vazhdueshme. Kohët e fundit është rritur edhe rreziku për një luftë të gjerë në Lindjen e Mesme, pas vrasjes në Teheran të liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, si dhe komandantit të lartë ushtarak të Hezbollahut, Faud Shukr, në Bejrut.

Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04