Lidershipi amerikan “mban botën bashkë”, tha presidenti Joe Biden gjatë një fjalimi, duke theksuar se duhet të thellohet mbështetja e vendit të tij për Ukrainën dhe Izraelin, në kohën kur këto dy vende po përballen me luftëra të përgjakshme. Biden e pranoi se këto konflikte “duket sikur janë larg”, por janë në të vërtetë “jetike për sigurinë kombëtare të Amerikës”.