Top News – Hakmarrja amerikane nuk vonon/ Droni vret ‘planifikuesin’ e ISIS-it
28/08/2021 11:48

Shtetet e Bashkuara kryen sulme ajrore ndaj një celule të Shtetit Islamik në lindje të Afganistanit. Sulmi ndodhi më pak se dy ditë pasi një kamikaz i mori jetën thuajse 200 personave dhe 13 ushtarëve amerikanë jashtë aeroportit të Kabulit. Komanda Qendrore amerikane tha se sulmi me dron u krye në provincën lindore Nangahar, ku u vra një “planifikues” të Shtetit Islamik-Khorsan (ISIS-K), grup që mori përgjegjësinë për sulmin në aeroport. “Një sulm ajror ndodhi në provincën Nangahar të Afganistanit. Të dhënat e para thonë se ne kemi vrarë objektivin”, tha kapiteni Bill Urban nga Komanda Qendrore. “Ne nuk jemi në dijeni për viktima në mesin e civilëve”, tha ai përmes një deklarate. Presidenti amerikan, Joe Biden tha se do të hakmerrej ndaj ISIS-K- degë e shtetit islamik në Afganistan dhe Pakistan – në përgjigje të sulmit, ndërsa evakuimet nga aeroporti i Kabulit po vazhdojnë pasi talibanët morën kontrollin e Afganistanit. “Ne nuk do të harrojmë. Ne nuk do të harrojmë. Ne do t’iu përndjekim dhe do t’iu bëjmë që të paguani”, ka thënë Biden në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë. Ushtria amerikane tha ndërkohë një ditë më parë se beson se ende ka “kërcënime të besueshme” kundër operacioneve të evakuimit nga aeroporti i Kabulit para afatit të 31 gushtit, kur të gjitha forcat e huaja duhet të tërhiqen nga Afganistani. Edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki po ashtu tha se ekspertët e sigurisë kombëtare kanë thënë se një sulm i ri ka gjasa të ndodhë dhe se ditët e ardhshme “do të jenë periudha më e rrezikshme”.

Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
Top News – Irlanda, ‘nyja’ e dobët e Evropës / Ushtria në gjendje të mjerueshme, nuk ka asnjë radar
22/12 14:40
Top News – SHBA ndjek çisternat e naftës / Bllokadë në ujërat rreth Venezuelës, anija e tretë
22/12 14:13
Top Channel/ Shqiptarja e lindur ne Britani, ne greve urie ne burg per ceshtjen palestineze!
22/12 12:59
Top Channel/ Trump “spastron” ambasadorët: Shkarkohen 30 diplomatë karriere nga “të Bidenit”!
22/12 12:57
Top Channel/ Daily Mail, shqiptari në Angli: Hetim për nxjerrjen me kamionë nga Anglia!
22/12 12:57
Top Channel/ SHBA, mbërthehet nga supergripi: Po përhapet “frikshëm” në Nju Jork!
22/12 12:28
Top Channel/ Gjermania nis “gjyqet” për koronavirusin: Merret në pyetje ish Ministri i Shëndetësisë!
22/12 12:18
Top News – Macron ‘thyen heshtjen’ e Evropës / Do të flasë me Putinin këtë javë për paqen në Ukrainë
22/12 12:16
Top News – Hodhën bomba por nuk shpërthyen / Autorët e sulmit në Bondi i kishin ndërtuar vetë
22/12 12:15
Top News – Franca po punon për ‘bishën’ e re / Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle, ‘në pension’
22/12 12:15
Top Channel/ Greqi, afrimi i festave: Protestat e fermerëve godasin hotelerinë!
22/12 12:13
Top News – Shpërthim në mes të Moskës / Vritet gjenerali rus, bomba ishte vënë në makinë
22/12 11:51
Top News – Kthim te energjia bërthamore / Rindizet centrali më i madh në botë
22/12 11:47
DIGITALB DIGITALB