Televizioni shtetëror në Iran është hakuar gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, si shenjë proteste për krerët shtetërorë. Grupi i hakerëve e ka quajtur veten "Adalat Ali", apo "Drejtësia e Aliut".Për këtë ngjarje është raportuar pasi të paktën tre persona janë qëlluar për vdekje në protestat që kanë nisur javë më parë, pas vdekjes së Mahsa Aminit. Amini, 22-vjeçare, ka vdekur teksa ka qenë në mbajtje nga Policia për Moral në Teheren, nën supozimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kohë. Vdekja e saj ka nxitur një valë të pashembullt të protestave në Iran. Protestat në mbështetje të të drejtave të grave në Iran janë përhapur në disa vende të botës.