Top News – Hakerat kinezë/ Në shenjestër vaksinën amerikane
31/07/2020 15:33

Një zyrtar amerikan i sigurisë tha se disa hakera të lidhur me qeverinë kineze, vunë në shënjestër më herët këtë vit kompaninë bioteknike Moderna Inc, që merret me kërkime për vaksinën e koronavirusit, në përpjekje për të vjedhur të dhënat. Javën e kaluar, Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi ngritjen e akuzave për spiunazh ndaj dy shtetasve kinezë, duke përmendur se në shënjestër të tyre ishin tre objektiva të panjohura në SHBA që merreshin me kërkime mjekësore për të luftuar pandeminë COVID-19. Në aktakuzë thuhet se në janar hakerat kinezë "kryen vëzhgime" ndaj rrjetit kompjuterik të një firme bioteknike në shtetin Masaçusets, e cila dihet që merret me kërkime për vaksinën. Moderna, e cila e ka qendrën në Masaçusets dhe ka njoftuar se po zhvillon njërën nga vaksinat kandidate, konfirmoi se kishte qenë në kontakt me FBI-në dhe ishte vënë në dijeni të aktiviteteve të dyshuara të hakerëve. Ekspertët e sigurisë në internet thonë se aktivitetet e vëzhgimit nga hakerët mund të përfshijnë një gamë të gjerë veprimesh, përfshirë hyrjen në faqet publike online për të gjetur të çara ku mund të depërtojnë e deri te përpjekjet për të zbuluar informacionin e llogarive të rëndësishme online. "Moderna mbetet shumë vigjilente ndaj kërcënimeve të mundshme në internet," tha zëdhënësi i kompanisë Ray Jordan, duke mos dhënë hollësi të tjera. As zyrtari amerikan i sigurisë nuk dha hollësi. FBI dhe Departamenti amerikan i Shëndetësisë nuk pranuan të zbulojnë identitetet e kompanive të vëna në shënjestër nga hakerat kinezë. Vaksina për të cilën po punon Moderna është ndër kandidatet më të hershme dhe administrata Trump ka varur mjaft shpresa te kjo kompani për të luftuar pandeminë.

Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30
Top Channel/ 25 vite burg për vrasje, gabimi fatal që burgosi për 13 vite 64-vjeçaren e pafajshme
13/11 21:07
Top News – Putin nuk kënaqet vetëm me Ukrainën. Nga Finlanda, tek bazat e NATO-s, zbulohen kërkesat
13/11 21:00
Top Channel/ “Jam maskara”! Lidhjet jashtëmartesore, orët kritike të Jensen Huang në krye të Nvidia
13/11 20:54
Top Channel/ “Dita e Gjykimit”! Zbulohet historia e profecisë 66-vjeçare: Fundi i botës…
13/11 20:52
Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48