Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës në kuadër të operacionit "Sundimi i Ligjit". Ai akuzohet për trafikim të një automjeti të vjedhur tip “Audi Q3” nga Polonia. Dyshohet se porositësi i këtij automjeti është shtetasi I. L., ndërsa mjeti u gjet në oborrin e banesës së shtetasit F. Gj., dhe u sekuestrua si pjesë e provës materiale nga autoritetet e policisë. Gjatë hetimeve, është identifikuar një 33-vjeçar që dyshohet se ka qenë porositesi i automjetit dhe një 67-vjeçar që e kishte në posedim në oborrin e banesës së tij. Automjeti “Audi Q3” është sekuestruar nga autoritetet e policisë në cilësinë e provës materiale.