Kryeministri Edi Rama u ndal për një vizitë punë në Talin të Estonisë, ku mori pjesë në një konferencë ndërkombëtare mbi politikën e jashtme me tematikë sfidat gjeopolitike globale. Në kuadër të vizitës, Kryeministri Rama zhvilloi një takim dypalësh me homologun e tij, Kryeministrin e Estonisë Kristen Michal. Takimi pasoi me një konferencë të përbashkët për shtyp. Një ditë më parë, Rama u ndal në Berlin ku mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit ‘Karli i Madh’, që këtë vit shkoi për ish Presidentin e Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi.