Një panel i apelit në Gjykatën e Posaçme të Kosovës me seli në Hagë konfirmoi dënimin e dy ish udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për “pengim të administrimit të drejtësisë”, por uli me nga tre muaj dënimet e tyre. Më 18 maj të vitit 2022 Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, u dënuan me nga katër vjet e gjysmë heqje lirie nën akuzat "për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës".