Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Nisma është ndërmarrë pas aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. PDK e ka kundërshtuar vendimin, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të papranueshëm. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se Gjykata Speciale është themeluar për të hetuar pretendimet e raportit të Dick Martyt dhe se, sipas tij, institucioni duhet t’i përmbahet mandatit për të cilin është krijuar. Sipas informacioneve, PDK-ja synon dy ndryshime në ligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimi i parë ka të bëjë me shkallën supreme: synimi është që ajo të ushtrojë funksionin e saj në Kosovë dhe jo në Hagë, ku aktualisht funksionojnë Dhomat e Specializuara, përfshirë panelet e Gjykatës Supreme