Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të ruajnë qetësinë pas aktgjykimit nga Gjykata Speciale ndaj tij dhe tre ish-eprorëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte. Avokati i Thaçit, Luka Mishetiç përmes një postimi në rrjetin social X përcolli mesazhin e Thaçit, ku falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe e cilësoi vendimin e 16 shtatorit të padrejtë.