Dhomat e Specializuara në Hagë kanë nisur procedurën për kompensimin e viktimave në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Vendimi është marrë më 16 shtator nga kryetari i Trupit Gjykues, Charles L. Smith. Nisja e kësaj procedure, para se të merret vendimi në shkallën e dytë apo në Gjykatën e Apelit, ka hapur diskutimin nëse kompensimi i viktimave duhej të niste apo jo. Avokati Ardian Bajraktari thotë se, si rregull, procedura për kompensimin e viktimave duhet të nisë pasi vendimi penal të bëhet i formës së prerë.