Top News – Haga `mblidhet` për Sali Mustafën/ I kemi pothuajse të gjitha provat!
01/02/2021 14:14

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, Zyra e Prokurorit të Specializuar u shpreh se deri në 15 shkurt do të dorëzojë të gjitha materialet e dala nga hetimet, lidhur me rastin e ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Në seancën statusore e cila organizohet lidhur me ecurinë e çështjes, Prokuroria tha se tashmë janë nxjerrë pothuajse të gjitha provat, përfshirë edhe ato shfajësuese që duhet t’i dorëzohen palës mbrojtëse. Prokuroria përmendi se këtyre materialeve mund t’iu shtohet edhe një dëshmitar, i cili është intervistuar më herët nga ana e tyre, por prokurorët ende po verifikojnë të dhënat. Vetë Mustafa nuk merr pjesë në seancë, e për këtë ka njoftuar me shkrim Dhomat e Specializuara. Avokati i tij holandezi, Julius Von Boné, tha se mbrojtja parashikon që hetimet për cështjen te mbyllen deri në muajin gusht. Nga sa shpjegoi avokati, ai pret që për dy muaj të intervistohen dy dëshmitarë, të cilët sic thotë, do të mbështesin alibinë për Mustafën, mbi të cilën mbështetet mbrojtja. Por, Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se afati I gushtit është i papranueshëm për ta, duke argumentuar se mbrojtja ka pasur kohë të mjaftueshme për ta përgatitur çështjen dhe për të kryer hetimet e nevojshme. Avokati i Mustafës e ka bërë të qartë se mbrojtja preferon të kryejë hetimet e saj përpara se të nisë gjykimi. Ish udhëheqsi I UCK-së, u arrestua më 24 shtator në shtëpinë e tij pas konfirmit të aktakuzës për krime lufte.

Top News – Koka derri para xhamive në Paris / Nis hetimi, dënohet ‘fyerja’ ndaj myslimanëve
09/09 15:24
Top News – Londra në telashe, metroja në grevë / Banorët u kthehen biçikletave dhe anijeve
09/09 15:23
Top News – Gjermania përgatitet për luftë…me ravioli! Qeveria mbledh rezerva ushqimore
09/09 14:32
Top Channel/ “E mbyllim luftën që nesër”: Izraeli pranon propozimin e Trumpit për paqen!
09/09 14:28
Top Channel/ Kallas: Brukseli gati për masa kundër Izraelit, por na bllokojnë disa anëtarë!
09/09 14:27
Top News – Urimi ‘i pacipë’ i Trump për Epstein / Ligjvënësit publikojnë ‘librin e ditëlindjes’
09/09 13:55
Top News – Bombë mbi ‘radhën’ e pensioneve / Rusia sulmon fshatin ukrainas, të paktën 21 viktima
09/09 13:49
Top News – Aktivizohet njësia e frikshme e Putinit/ Sabotazh në det të thellë, paralajmëron Britania
09/09 13:35
Top Channel/ Sulmohet me dronë flotilja me ndihma drejt Gazës, në bord edhe Greta Thunberg!
09/09 12:10
Top News – Kthehet Covidi në Itali…2 mijë raste në një javë, varianti Stratus nën vëzhgim
09/09 11:42
Top News – Spiunë bjellorusë në Evropë / Çekia dhe aleatët shkatërrojnë rrjetin
09/09 11:41
Top Channel/ Emigracioni, Gjykata Supreme mbështet Trumpin: Bastisjet do të vazhdojnë!
09/09 11:36
Top Channel/ Ushtria izraelite urdhër urgjent evakuimi: Ikni tani nga Gaza city, në të kundërt…
09/09 11:26
Top News – Heronj dhe kriminelë…Putin përgatitet për kthimin e ushtrisë së tij të madhe
09/09 11:24
Top News – Ukraina sulmon rajonet e pushtuara / Dronë dhe raketa mbi Donetsk, viktima e të plagosur
09/09 11:22
Top Channel/ Kriza e Francës godet BE-në? Si ndikon rënia e qeverisë së tretë në 12 muaj!
09/09 11:18
Top News – Republika e Pestë, ngërç apo dorëzim / Emmanuel Macron nuk ka shumë mundësi zgjedhje
09/09 11:16
Top News – Të gjithë banorët e Gazës të ikin…! Urdhri izraelit shkakton panik, gati ofensiva e re
09/09 11:16
Top News – ‘Fshesa’ e Trump ndaj emigrantëve. Gjykata Supreme-Mund të vazhdojë operacionet
08/09 23:00
Top Channel/ BE: Rusia, kërcënim bërthamor/ Komunikatës iu bashkua Shqipëria
08/09 22:23