Gjykata Speciale e Hagës dënoi me burg katër udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët sipas saj, u gjetën fajtorë për akuzat e torturës, trajtimit mizor, rrëmbimit dhe vrasjes. Seanca nisi me shqiptimin e pafajësisë për të katërt ish krerët e UÇK për krime lufte pas datës 20 qershor 1999, kohë kur konsiderohet e përfunduar lufta. Por, Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi u shpallën fajtorë për rrëmbim, torturë dhe vrasje të kundërshtarëve politikë dhe atyre që konsideronin si bashkëpunëtorë të Serbisë në periudhën mars 1998-qershor 1999.