Haga ka caktuar mesin e shtatorit për mbajtjen e seancave për shpalosjen e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe 4 shtetasve të tjerë, të akuzuar për pengim të drejtësisë. Seancat për deklarata përmbyllëse do të mbahen më 10, 11 dhe 14 shtator, njoftuan Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.